E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:40 Në vijim ora 02:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Politikë

Vasili: Erdhi dita e Programit tonë “Një shans për të gjithë”

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, deklaron se tashmë ka ardhur koha e programit te partisë së tij.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se qershori i 2017 ishte grabitja e votave nga rilindja e trafikantëve dhe kriminelëve, grabitje që sipas tij u vulos me përgjimet e “Zërit të Amerikës”.

 

Reklamë

“Erdhi dita e Programit tone “Nje shans per te gjithe”.

Shqiperia eshte ne prag te ndryshimit te madh politiko shoqeror,qe Shqiperia te jete shtepia juaj. Eshte ai ndryshim qe e shpeton Shqiperine nga mjerimi ekonomik dhe qeverisja grabitqare qe e ka shkaktuar dhe qe do te largohet patjeter.

Qershori i 2017 ishte grabitja e votave nga rilindja e trafikanteve dhe krimineleve.

Kete grabitje te cilen e vulosi perfundimisht dhe pa asnje ekuivok Zeri i Amerikes.

Vjedhja e votave thjesht vonoi venien ne jete te programit tone politiko ekonomik “Nje shans per te gjithe”, qe e nxirrte Shqiperine nga kriza.

Asnje hap prapa per realizimin e ketij programi te hartuar se bashku me qytetaret dhe per qytetaret.

SHQIPERIA SHTEPIA JUAJ”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë