E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Edi Rama i vdes shqiptarët në borxhe

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se vetëm po shton listën e borxheve për shqiptarët.

Duke komentuar marrjen e eurobondit 650 milionë euro, Vasili tha në “Facebook” se kreu i qeverisë është i paaftë të rrisë ekonominë sepse e ka mbytur korrupsion.

Reklamë

“Edi Rama i vdes shqiptarë në borxhe, i rriti 1300 %! 5 miliardë PPP + 1 miliard tërmeti+ 650 milionë eurobond = 6 miliardë e 650 milionë borxh. Kur erdhi në pushtet në 2013 kishte vetëm 500 milionë euro borxh. Pas 7 vjetësh në pushtet Edi Rama e rriti borxhin 13 herë ose 1300%. I paaftë të rrisë ekonominë! I paaftë të mbledhë të ardhurat. I paaftë të thithë investime! I kapur për fyti nga oligarkët! I kapur për fyti nga korrupsioni! I kapur për fyti nga paratë e pista! Edi Rama dhe zullumi i tij do të bien për vite të tëra mbi shpatullat e të gjithë shqiptarëve një për një.”

Demokratja Jorida Tabaku, nga ana tjetër, tha se eurobondi do të përdoret për të mbyllur hallet e vjetra të kryeministrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë