Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes...

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në...

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum,...

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për zgjedhjet në...

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Bota e...

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën...

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi më i...

Zgjedhjet në PD/ E moshuara me sëmundje të rëndë...

“Demokratët bojkotuan Berishën”, Salianji publikon fletët ku disa nga...

Vasili: Drejtësia në koma, duhet terapi intensive jo karamele me vetting

11 Shkurt 10:57

Për Petrit Vasilin, sistemi i drejtësisë është kapur nga Rilindja, e cila, sipas tij, ka siguruar pandëshkueshmërinë totale.

 

Kjo kapje, shkruan Vasili, faktohet lehtë dhe nuk kapërcehet me propagandë, me argumentin se skaneri i reformës në drejtësi tregon qartë se problemet janë shumë më të rënda.

 

Postimi:

Drejtesia ne koma, duhet terapi intensive jo karamele me vetting!

Kapja dhe degradimi i drejtesise jane dy ortakët me te medhenj te korrupsionit dhe narkoshtetit!

Kapja e degradimi i drejtesise nga qeveria jane metastazat e kancerit te qeverisjes mafioze ne Shqiperi.

Nje pushtet i paafte, por mafioz dhe i paskrupullt ne shitjen e cdo interesi publik perfshire dhe kufijte e vendit ka sjelle nje rrenim ekonomik, social dhe politik qe çon drejt nje korrupsioni te pandalshem i cili thellon varferine dhe mjerimin qe largojne mijra shqiptare nga vendi.

Kapja e Drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise, kane siguruar pandeshkueshmerine totale te rilindjes.

Reformen e kapur ne Drejtesi nuk e shpetojne dot pazaret dhe kozmetikat me ca dite te zgjatura te vetingut por hetimi deri ne fund dhe nxjerrja e ndeshkimi i pergjegjesve te kapjes se saj.

Çdo pazar me Reformen ne Drejtesi vetem legjitimon kapjen perfundimtare te saj dhe asgjesimin e shtetit te se drejtes.

Çdo pazar me reformen ne Drejtesi eshte ortakeri me krimin shteteror te Rames dhe rilindjes.

Deshtimi dhe kapja e drejtesise faktohet lehte dhe nuk kapercehet me propagande, sepse skaneri i reformes ne drejtesi tregon qarte se problemet jane shume me te renda:

1.Drejtesia me regji, qe nuk vepron edhe kur falsifikohen dokumentat shteterore nga Kuvendi i Shqiperise perpara Gjykates Kushtetuese kundra Kreut te Shtetit.

2.Drejtesia me regji qe nuk vepron per Inceneratoret, Teatrin Kombetar, Becchetin, Portin e Durresit e dhjetra ceshtje teper te renda.

3.Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

4.Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ka denuarpak dite me pare per nje ceshtje me gjobe deri ne 5 mije euro qeverine shqiptare per vonesat disavjecare ne gjykim.

Mendoni qe jane dhjetra mijra çeshtje dhe ka mjaft prej tyre qe kane me shume se 5 vjet, qe presin dhe ky precedent i Strasburgut mund te shkaktoje nje denim me dhjetra milion euro.

  1. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.
  2. Asnjë Strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të Sistemit Gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike.
  3. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.
  4. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.

9.Nepotizmi politik rilindas me vellezer e motra e kusherinj te ministrave ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.

  1. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
  2. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.

Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.

  1. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.
  2. Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:

“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

  1. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë edhe sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

Ky eshte realiteti shume i rende i Drejtesise ne Shqiperi, qe po rrezon Shtetin ne cdo aspekt te tij.

Kjo gjendje kaq kritike e Drejtesise ne gjendje kome kerkon terapi intensive dhe jo karamele me Veting.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
LSI Petrit Vasili Sistemi i drejtësisë

Nga e njëjta kategori

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në Korçë, Elbasan, Gjirokastër dhe Lezhë

më shumë...

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum, pritet procesi i numërrimit

më shumë...

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për zgjedhjet në PD: Teatri me shtyrje orari i tepërt, nuk kanë votuar as 4000 anëtarë

më shumë...

U përplas me efektivët grekë, arsenali që mbante me vete “Titi”: Granata, pistoleta dhe drogë, synonte të qëllonte policët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:42

Trump thotë se Irani po i afrohet...

9:04

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit!...

8:15

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

7:40

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron...

7:27

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për...

7:00

U përplas me efektivët grekë, arsenali që...

6:13

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë,...

6:07

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen...

5:54

Kreu i SPAK në Itali: Lufta kundër...

5:25

Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë...

5:06

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar...

4:34

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj:...

4:15

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore...

4:10

Kontroll “blic” në burgun e Peqinit, kapen...

3:48

Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë...

3:03

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi...

2:41

Zgjedhjet në PD/ E moshuara me sëmundje...

2:13

A është në një marrëdhënie jashtë Fermës?...

1:49

Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP?...

1:25

“Mozën nuk e duroja dot në vitet...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.