Kreu i grupit parlamentar të LSI-së është shrehur se kryeministri Edi Rama po përpiqet të fitojë kohë me studentët për të bërë pazare me ta.

 

Përmes një postimi në profilin e tij Facebook,  Vasili shkruan se Rama ka përpara detyra, që ja imponojnë kushtetuta, programi i tij i qeverisë, premtimet publike, që ka bërë.

 

“Kryeministër boll i bishtnove detyrës, koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar. Kryeministri ka përpara detyra, që ja imponojnë kushtetuta, programi i tij i qeverisë, premtimet publike, që ka bërë. Kryeministri s’ka asnjë rrugë tjetër vetëm të përmbushë kërkesat.Dialogu, apo muhabeti thënë ndryshe, s’ka asfare të bëjë me detyrën të cilës i bishtnon kryeministri. Dialogu i kryeministrit është thjesht një marifet i trashë për të fituar kohë, për të deformuar e zhbërë kërkesat, një mundësi për të dalë në pazar e për të blerë parimet, një sjellje që detyrat i kthen në qejfe subjektive të kryeministrit. Koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar, sot është koha e veprimeve si detyra për tu përmbushur. Zgjidhja e kushteve mizerabel të jetesës dhe të mësimdhënies s’kanë asnjë nevojë për muhabete, por për buxhete, infrastrukturë dhe ligje të mira dhe jo klienteliste si ligji i arsimit të lartë. Kryeministër lëri llafet, selfiet, memet dhe karagjozllëqet dhe bëj detyrën, shqiptarët nuk të paguajnë për palaço rrugësh, por për të drejtuar qeverinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *