Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e konsideron antiligjore dhe një diarre rilindase deklaratën e kryeprokurores Arta Marku.

 

Përmes një statusi në profilin e tij social Facebook, Vasili shkruan se deklarata që zonja Marku shpërndau për mediat ka qenë e gatshmë, ku ndër të tjera ka shtuar se ajo është kryeprokurorja më e kapur në 100 vitet e fundit.

 

“Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht një diarre rilindase. Arta Marku,qe s’ja mban fare qe te hetoje kryeministrin e paditur per audiopergjimin e Agron Xhafes dhe qe s’guxon te hetoje kriminelet, krimet e te cileve ii di gjithe populli shqiptar,perkundrazi heton,denon dhe debon me histeri paranojake prokuroret. Shqiperia ka kryeprokuroren me mjerane dhe me te kapur te 100 vjeteve te fundit. E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar. Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet nje diarre rilindase te cilen ja cuan gati,duke i lejuar kryeprokurores farse vetem ti vinte firmen pa e lexuar. Kryeprokurorja u vete delegjitimua ndaj duhet dhe do te trajtohet si e tille. Per kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelet jane me te shtrenjte se gjithshka,por populli i gjithe eshte kunder saj dhe do te dije t’ja tregoje vendin.

Ne plehrat e Sharres ka nje vend edhe per te.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *