E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Dëbimi i ambasadorit të Iranit, veprim i vonuar

Kreu i grupit parlametar I LSI, Petrit Vasili deklaroi se largimi i ambasadorit iranian nga Shqipëria është një veprim shumë i vonuar dhe i pasinqertë.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili edhe pse e quan pozitiv largimin nga Shqipëria të diplomatëve Iranian, thekson se vendimi duket si i imponuar dhe jo nga vullneti qeverisë.

 

Reklamë

Vasili shprehet më tej se ndaj terrorizmit shtetëror duhet vepruar me forcë pasi është një veprim për konsolidimin e demokracisë.

 

“Largimi i ambasadorit iranian, ndonese pozitiv, eshte veprim shume i vonuar dhe i pasinqerte. Duket nje veprim i imponuar e jo nje vullnet i qeverise,pasi indiciet e qarta te veprimeve terroriste nuk kane munguar edhe kohe me pare. Jemi te gjithe kundra terrorizmit dhe cdo veprim kundra tij eshte nje veprim jetik per konsolidimin e demokracise. Po ashtu duhet vepruar me force kunder terrorizmit shteteror,qe grabit parate te unaza e re,qe mashtron per hir te vjedhjes deri ne Amerike,qe i lejon hajdutet e qeverise te rrine ne zyra dhe jo ne burg.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë