Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt, në lidhje me qënrimet e tyre për  dokumentarin e publikuar në televizionin italian, “Rai3”.

 

Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ata që gënjejnë janë debilat e qeverisë sonë dhe jo gazetarët e RAI 3!

“Debilat e qeverise genjejne, jo RAI 3!!

Po kaq debila jane keta te qeverise qe mendojne se shqiptaret nuk do besojne shefin e antimafias italiane dhe RAI 3, por do besojne keta ordineret e qeverise.

Sindikata e debilave ne qeveri me kryedebilin dhe ate tjetrin e ministrise se brendshme po japin  edhe percaktime se cfare eshte dhe ben RAI 3.

RAI 3 eshte do te jete atje ku eshte prej dhjetra vjetesh,por keta debilat ku do te jene?Se njerezit do te kene neveri te qeshin me ta edhe si debila.

RAI 3 nuk eshte zorre qorre e ketyre dhe thote te verteten,ndersa keta jane mesuar me ato media te cilave u hedhin kocka si qenve dhe ato lehin sic duan keta. Po,po, kjo qeveri dhe ky kryeminister jane te inkriminuar pa shpetim me mafian dhe drogen dhe nuk ja hedhin dot me deklarata leshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *