Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili dekaroi se opoizta nuk do të bëj asnjë hap pas nga aksioni saj dhe se nuk do të ketë asnjë komromis me qeverinë.

 

Në një prononcim të dhënë për mediat, gjatë protestës, Vasili tha se pavarësisht kohës protestuesit e dhanë përgjigjen e tyre ndaj qeverisë.

 

“Nuk na ndal njeri. Të gjithë kanë ardhur për të mos pasur asnjë kompromis me kriminelët. Kush shpresoi te shiu, shpresoi të disa deklarata të papërgjegjshme të disave, mori përgjigjen nga mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës. Ka vetëm një përgjigje. Asnjë hap pas. Shi, borë, breshër, ca do që të ndodhë, ka vetëm një breshër që do bjerë në kokën e Edi Ramës, nuk e shpëton dot njeri. Të gjithë bashkë ia dhanë përgjigjen sot, do ia japin nesër, deri sa të shporret njëherë e përgjithmonë. Nuk ka hap mbrapa. Vetëm Rama Ik”

 

Ndërsa nga ana tjetër, sekretari I Përgjithshëm I LSI, Endri Braimllari akuzoi kryeministrin Rama se, sipas tij, është fajtori kryesor I varfërisë në vend.

 

“Nuk ka shi dhe breshër që ndal vrullin popullor. Do rrimë këtu deri sa Edi Rama të shporret një orë e më parë nga ky vend. Sepse është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e këtij vendi. Është përgjegjësi kryesor për largimin e të rinjve nga ky vend. Është përgjegjësi kryesor për varfërinë. Nuk ka deklaratë provokative të Policisë së Shtetit që na ndal në rrugën tonë. Siç e shikoni ka vetëm turmë që proteston kundër Edi Ramës. Provokatorët janë civilë të futur nga Sandër Lleshi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *