Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar një ngjarje të rëndë, denoncimin e bërë nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, lidhur me përgjimin në zyrën e tij. Në një deklaratë për mediat, ku ka prezantuar dy nënkryetarët e rinj të LSI-së, Endrit Brahimllari dhe Kejdi Mehmetaj, Vasili ka folur edhe për këtë çështje, duke i bërë thirrje prokurorisë që të bëjë hetim të plotë.

“Është një problem shumë serioz dhe i rëndë, që kërkon në mënyrë të padiskutueshme një hetim shumë të plotë, shumë të thelluar dhe me përgjegjësi shumë të lartë nga ana e Prokurorisë shqiptare”.

Deputeti i LSI foli edhe lidhur me takimin Rama-Basha, duke theksuar se është me rëndësi në këtë moment ku ndodhet reforma në drejtësi.

“Lidhur me takimin tashmë të bërë publik sigurisht në rrugë mediatike midis kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mendimi dhe opinioni ynë është që në momentin e veçantë, delikat, final ku ka hyrë reforma në drejtësi, e cila besojmë dhe mendoj që kështu duhet të jetë, duhet të jetë kryetema e diskutimit që këta dy drejtues politik do të kenë”.

Në fund, Vasili u ndalur edhe te kërkesa e partive të vogla për sistemin zgjedhor, duke theksuar se tashmë është momenti i duhur për t’i shqyrtuar çdo propozim parazgjedhor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *