E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili akuzon Ramën: Mërzitet se s’ka Kushtetuese

Kryetari i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili, ka reguar si shumë të tjerë për emërimit të Sandër Lleshit si zv/ministër i Brendshëm.

 

Përmes një postimi në rrjetin social, Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Sipas Vasilit, Rama ‘mërzitet’ që nuk ka Gjykatë Kushtetuese për të emëruar ministrin e ri të Brendshëm “në vazhdimësinë e trafikut dhe krimit, një nga çinonvniket e tij freskeberes”.

“Cfare llumi ne krye te qeverise…….

Reklamë

Per kryeministrin qe te përlante teatrin s’kishte rendesi Gjykata kushtetuese se priste puna. Edhe per marreveshjen e detit nuk kishte asnje problem per kryeministrin se nuk ka Gjykate Kushtetuese.

Ndersa per te emeruar minister ne vazhdimesine e trafikut dhe krimit, nje nga çinonvniket e tij freskeberes, kryeministri merzitet fort se s’ka Gjykate Kushtetuese. Po ky kryeministër qe nxori njemije felliqesira nga goja per presidentin Nishani, aq sa i hoqi edhe portretin nga zyrat, sot permes megafoneve te lodhur i referohet idiotesisht ish presidentit Nishanit.

Cfare zgjyre dhe llumi ne krye te qeverise….”

Vazhdo të lexosh

Reklamë