Petrit Vasili ka publikuar disa dokumenta që sipas tij përbëjnë një skandal të vërtete.

 

Nënkryetari i LSI akuzon qeverinë se oligarkeve nuk iu prek asnjë qindarka ndërsa policëve iu ka marrë rrogën.

 

Vasili thotë se ndërsa koncesioneve sipas Ramës nuk duhet tiu lëvizë asnjë qime, në krahun tjetër ai jep urdhëra të paligjshëm dhe u mban rrogën me pahir policisë me sebepin e ndihmës për të prekurit nga tërmeti.

 

Petrit Vasili e shoqëron këtë akuze me dokumentin për shumën që duhet të derdhin drejtuesit e policisë por edhe efektivet e thjeshte të drejtorisë së policisë së Shkodrës në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

 

 

 

Skandali.Edi Rama Koncesioneve te Oligarkeve nuk u prek nje qindarke,kurse policeve u merr rrogen !!(DOKUMENTI).

Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnje qindarke Koncesioneve te Oligarkeve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazije” sipas Rames.

Edhe ne keto dite te tragjedise me te rende qe eshte perballur Shqiperia ku po kerkohet solidaritet nga te gjitha anet, vetem parave te Koncesioneve s’duhet tu levize asnje qime.

Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise.

Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me Urdhera te paligjshme u mban rrogen me pahir policise me sebepin e ndihmes per situaten.

Shikojeni me syte tuaj Dokumentin se si solidariteti behet me urdher ne polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *