Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të mbështesë nismat ligjore të mazhorancës, të cilat synojnë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kreu i organit te akuzes, të emërojnë gjyqtarët e prokurorët e rinj.

 

Petrit Vasili në një dalje për mediat akuzoi qeverinë se ka për qëllim kapjen e sistemit të drejtësisë shqiptare.

 

“Grupi parlamentar i LSI shqyrtoi dhe nismën më të fundit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe zgjidhjet që mazhoranca ka sjellë për këtë çështje, për këtë bllokim të qëllimshëm që i ka bërë. Këto zgjidhje që mazhoranca bie, janë qartësisht riciklim i instrumentave të vjetër të drejtësisë së vjetër me qëllimin e vetëm kapjen e drejtësisë. Janë dy synime shumë të qarta, KLD i cili mban peshë të jashtëzakonshme për zhvillimet dhe për mosndëshkueshmërinë, të jetë ai instrumenti më i akuzuari, më i anatemuari ai që do emërojë emërimet e drejtësisë së re. Këto afirmime edhe të vetë mazhorancës tregojnë gjendjen e errët ku është futur kjo mazhorancë, e cila përveçse do të përdore në mënyrë të turpshme KLD, do që Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku ta legjitimojë Prokurore e Përgjithshme e Përjetshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *