Subscribe

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj u bëri thirrje Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, të shohin me më shumë vëmendje sfidat e të rinjve në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor.

 

Gjatë Samitit të Varshavës, Cakaj theksoi se “të rinjtë ne këto shtete kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane, mungesa e të cilës mund të çojë, me gjithë përpjekjet për t’i zbutur, në thellim të sfidave të tyre”.

 

Gjithashtu kryediplomati vlerësoi se ende fatkeqësisht është shumë e vështirë të ofrohen arritje konkrete në një ambient, i cili karakterizohet nga mosmarrëveshje të vazhdueshme me retorikë politike.

 

Cakaj tha se është paradoksale që nga njëra anë nismat rajonale përpiqen të ofrojnë projekte që adresojnë pajtimin mes kombeve, për ta kthyer rajonin në një hapësire të bashkëpunimit rajonal dhe  nga ana tjetër rajoni i cili po shndërrohet gjithnjë e më shumë nacionalist, pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes shteteve.

 

Ministri Cakaj bëri apel që vendet të jenë më të vendosura për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe dhe kjo do të mund të arrihet, sipas tij, vetëm nëse ka sinqeritet dhe përgjegjësi në adresimin e së kaluarës.

 

Ministeriali i Varshavës shërben si takim përgatitor për Samitin e Poznan-it kushtuar Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në korrik 2019, në Poznan të Polonisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *