Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia bën bilancin...

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve, pasqyrë kuptimplotë...

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima dhe 12...

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet për shëndetësinë...

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë Dritan Goxhaj...

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar,...

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e...

Aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën Durrës-Tiranë, ndërpritet...

Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë, mbi 15...

KQZ raporton tek “Ligjet”, Bylykbashi: Shteti dhe krimi jashtë...

Varianti i ri i Covid-19/ Vendet e BE-së pezullojnë udhëtimet në rajonin e Afrikës jugore

26 Nëntor 20:40

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të pezullojnë përkohësisht udhëtimin në vendet e Afrikës jugore pas zbulimit të variantit të ri të COVID-19, tha të premten presidenca e BE-së.

 

Një komision ekspertësh të shëndetësisë nga 27 vendet e BE-së “ranë dakord mbi nevojën për të vendosur kufizime të përkohshme për të gjitha udhëtimet në BE nga Afrika jugore”, tha presidenca sllovene e BE-së në Twitter.

 

Më herët Komisioni evropian u kishte sugjeruar të gjitha vendeve të bllokut të ndalonin fluturimet nga vendet ku është identifikuar një variant i ri i koronavirusit. Autoritetet në gjithë botën po reagojnë me alarm pas lajmeve për variantin e zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, që mund t’i shmanget efektivitetit të vaskinave ekzistuese. Vlera e aksioneve ra ndjeshëm në bursat e Azisë dhe Evropës.

 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen foli të premten ndërsa një numër vendesh në gjithë botën po fusin në fuqi ndalime udhëtimesh për shkak të variantit të ri.

“Tani është e rëndësishme që të gjithë ne në Evropë të veprojmë me shpejtësi, me vendosmëri dhe të bashkuar”, tha ajo.

 

Zonja von der Leyen tha gjithashtu se prodhuesit e vaksinave janë të detyruar t’i përshtasin ato që të funksionojnë për variantet e reja. Ajo foli ndërsa Belgjika konfirmoi një rast të parë të variantit të ri në territorin e saj.

Autoritetet britanike nxituan të premten të vendosin kufizime udhëtimi ndaj Afrikës së Jugut, ashtu si edhe Japonia, Republika Çeke dhe Italia. Më pas Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se po shtoheshin edhe pesë vende të tjera afrikane në listën për ndalimin e udhëtimit.

 

“Shkencëtarët tanë janë thellësisht të shqetësuar për këtë variant. Unë jam i shqetësuar,sigurisht, dhe kjo është një nga arsyet që kemi ndërmarrë këtë veprim sot. Nuk kemi imformacion të mjaftueshëm për këtë variant”, tha ai.

 

Zyrtarja kryesore Mjekësore për Agjencinë britanike të Shëndetësisë, dr. Susan Hopkins paralajmëroi se varianti i ri është transmetuar në mes të një popullate me imunitet të lartë dhe jep shenja të një transmetimi të lartë.

 

“Varianti i ri ka numrin më të madh të mutacioneve që kemi parë ndonjëherë tek koronavirusi, pra 30 më shumë në krahasim me variantin origjinal dhe rreth dy herë më shumë se Delta. Dhe mutacionet tregojnë prova të rritjes të aftësisë transmetuese dhe infektuese, si edhe shenja se mund të shmangë imunitetin dhe trajtimin me antitrupa, kështu që të gjitha këto janë shumë shqetësuese.”

 

Varianti që po identifikohet për momentin si B.1.1.529, është zbuluar edhe në Botsvana dhe Hong Kong tek udhëtarë nga Afrika e Jugut. Në Gjenevë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) – ekspertët e së cilës diskutuan të premten mbi rreziqet që paraqet varianti, paralajmëroi kundër kufizimeve të udhëtimit për momentin.

 

“Ne këshillojmë kundër zbatimi i masave frenuese të udhëtimit për momentin. OBSH-ja rekomandon që vendet të vazhdojnë të aplikojnë një qasje të bazuar tek të dhënat shkencore kur zbatojnë masa frenuese”, tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier. Varianti i ri ka një numër të madh “mutacionesh të reja,” tha Tulio de Oliveira, i Rrjetit për Mbikëqyrjen e Gjenomës në Afrikën e Jugut, i cili ka studiuar përhapjen e deltës në vend.

“Numri shumë i lartë i mutacioneve përbën shqetësim sepse i shmanget imunitetit dhe sjell përhapje të shpejtë”, tha zoti de Oliveira, drejtor i Qendrës së Afrikës së Jugut për Reagimin dhe Inovacionin ndaj Epidemisë.

 

Pas një periudhe transmetimi relativisht të ulët kur Afrika e Jugut po regjistronte pak më shumë se 200 raste të reja të konfirmuara në ditë, javën e kaluar rastet e reja ditore u rritën me shpejtësi në më shumë se 1200 të mërkurën.

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
covid Pezullime Udhëtime varianti i ri vendet e BE

Nga e njëjta kategori

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet për shëndetësinë dhe mbrojtjen

më shumë...

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ja sa do të jetë shuma që do marrin

më shumë...

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e autobusit në autostradë, drejtori i Policisë Rrugore jep detajet

më shumë...

Enciklopedia Shqiptare gati në 2027, grupet e punës nisin fazën e dytë. Sinani: Sfida më e madhe unifikimi i përmbajtjes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

6:02

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia...

5:48

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve,...

5:13

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima...

5:06

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet...

5:01

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë...

5:00

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi...

4:41

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga...

4:31

Aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën...

4:29

Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë,...

4:12

Tjetërsim pronash në bregdetin e Durrësit, SPAK...

3:50

Enciklopedia Shqiptare gati në 2027, grupet e...

3:49

KQZ raporton tek “Ligjet”, Bylykbashi: Shteti dhe...

3:33

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me...

3:25

Tensionet para Kuvendit, lëndohen 4 policë të...

3:07

Lirimi i hapësirave në bregdet, bizneset kundërshtojnë...

3:02

Jepet provimi i Gjuhës së Huaj, testohen...

2:59

Llumi i kafesë për largimin e mushkonjave,...

2:54

“Ondrra n’beze”, Rama publikon mesazhin e qytetarit:...

2:49

Protestuesit sulmojnë deputetët, qëllohen me vezë makinat...

2:46

Debat për protestën në Parlament, rrëzohet kërkesa...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e autobusit në...
  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Tragjike në burgun “Jordan Misja”, humbin jetën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.