Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë sërish thirrje vendeve të pasura të dhurojnë vaksina kundër koronavirusit për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia.

 

Duke e cilësuar një dështim global, kreu i OBSH-së,  akuzoi vendet e pasura se  po vaksinojnë grupmosha të cilat nuk janë te rrezikuara teksa në vendet e varfra rastet e te infektuarve dhe vdekjeve janë në rritje.

 

 

TEDROS GHEBREYESUS

DREJTOR I OBSH-së

 

 “Vendet e pasura po vaksinojnë të rinjtë që nuk janë në rrezik të madh nga COVID-19, ndërsa ne vendet e varfëra mungojnë  doza”Bota jonë po dështon, siç po dështon edhe komuniteti globa.  Problemi tani furnizimi, thjesht na jepni vaksinat.”

 

Ekspertët e OBSH-së kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për variantin Delta, i cili tashmë eshte përhapur në 85 vende.

 

“Varianti Delta është më i transmetueshmi nga variantet e COVID-19 të identifikuara deri më tani; është identifikuar në të paktën 85 vende dhe po përhapet me shpejtësi midis popullatave të pavaksinuara. Më shumë raste nënkuptojnë më shumë shtrime në spital, mbingarkim të personeleve dhe sistemeve shëndetësore, gjë që rrit rrezikun e vdekjes”

 

Organizata Boterore e Shendetesise ka vene në dukje rëndësinë e parandalimit të infektimeve në një kohë që variante të reja do të vazhdojnë të shfaqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *