E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Varianti Delta/ Kryeministri Mitsotakis tregon nëse do të bllokohet Greqia në shtator

Duke iu referuar rritjes së rasteve të reja me koronavirus, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka hedhur poshtë shanset që vendi të përjetojë një bllokim të ri në shtator.

 

Sipas tij, bllokimi nuk është zgjidhja e duhur për parandalimin e përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.

 

“Ne duhet të kthehemi në mënyrë dinamike dhe të rrisim normat e vaksinimit në vend. Kjo është një përpjekje kolektive që shpresoj dhe uroj që të gjithë ta bëjmë së bashku.Përtej kësaj, unë kam thënë se ne nuk do të shkojmë në një bllokim të ri. Është gjithashtu e gabuar që çdo masë kufizuese e lehtë që hyn në zonat që klasifikohen në kategorinë 4, të tilla si dy njësi rajonale të Kretës dhe Zakynthos. Nuk është bllokim. Ekonomia do të funksionojë, shoqëria do të mbetet e hapur dhe përgjigja për problemin e mutacionit Delta nuk është bllokimi, është vaksinimi dhe mbrojtja bazë dhe sensi i shëndoshë”, tha Mitsotakis.

Vazhdo të lexosh

Reklamë