Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse...

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në Pogradec, në...

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në...

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për pezullimin e...

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë...

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë...

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe...

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike...

Varianti Delta dhe rihapja e shkollave

19 Gusht 19:46

Nxënësit në mbarë Shtetet e Bashkuara po kthehen në mjediset shkollore për fillimin e vitit të ri mësimor, në një kohë kur numri i infektimeve me variantin Delta është shtuar. Ekspertët thonë se fëmijët duket se janë më të rrezikuar nga ky variant. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Daria Dieguts na sjell shqetësimet e prindërve, të cilët duan të dinë si të mbrojnë fëmijët, sidomos ata që janë nën moshën e lejuar për vaksinime.

 

Që kur pandemia goditi Shtetet e Bashkuara, mbi 36 milionë amerikanë janë infektuar, rreth 4 milionë prej tyre fëmijë, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Pas një qetësie relative për disa muaj, varianti delta po shkakton rritje të re infeksionesh, ndërkohë që fillon së shpejti viti shkollor.

 

“Askush nën moshën 12 vjeç nuk është vaksinuar. Kjo nënkupton se kemi një popullatë shumë të prekshme nga virusi. Një tjetër faktor është se amerikanët hoqën maskat që në fillim të verës. Kur heq maskën, heq protokollet mbrojtëse dhe fillon të mblidhesh me të tjerë. Kjo krijon mundësi të mjaftueshme për virusin që të përhapet”, thotë Dr. William Rszka i Universitetit të Vermontit.

 

Ekspertët thonë se situata është më e rëndë në jug të vendit, ku përqindjet e vaksinimeve kanë qenë të ulëta dhe varianti delta po përhapet shumë shpejt.

 

Gjithashtu një numër guvernatorësh nga shtete si Florida, Teksasi dhe Arizona kanë bllokuar urdhrat për vënin e maskës me detyrim, megjithëse ka njoftime që shumë seksione arsimore po i sfidojnë këto vendime.

 

“Nëse fillon shkolla pa kërkuar me detyrim maskat, nga shtatori deri në dhjetor pjesa më e madhe e fëmijëve në shkolla do të infektohen. I tillë është ky virus; ky variant është më ngjitës se ai i vjetshmi”, thotë Dr. Danny Benjamin i Universitetit Duke.

 

Dr. Danny Benjamin, pediatër me specialitet sëmundjet infektive në Universitetin Duke, ka marrë pjesë në tre studime mbi rolin që luajnë maskat për të mbrojtur fëmijët nga infektimi me koronavirus në shkollë.

 

“Studiuam mbi një milion fëmijë dhe të rritur këtë pranverë, fëmijë që rrinin pranë njëri-tjetrit në autobusin e shkollës, ndiqnin mësimet pa ndërprerje në mjedise shkollore. Rezultoi që mundësia e një fëmije për të infektuar dikë tjetër në shkollë ishte më e ulët se 1% falë maskave”, thotë Dr. Benjamin.

 

Por ata që kundërshtojnë urdhrat për të vënë maska me detyrim argumentojnë se këto vendime shkelin të drejtat individuale, pasi secili duhet të zgjedhë vetë në këtë rast. Ka shumë që shprehim mungesë besimi tek qeveria dhe deklaratat e zyrtarëve se vaksinat nuk janë të rrezikshme.

 

Ndërkaq, ekspertët thonë se shtimi i ritmeve të imunizimit është çelësi për ta vënë nën kontroll virusin.

 

“Nëse vaksinojmë komunitetin, shkollat nuk do të jenë në rrezik. Po ashtu, çdo i rritur që ka fëmijë në shkollë apo punon në shkollë duhet të jetë vaksinuar. Nëse jo, shumë turp t’u vijë. Kur të hapen shkollat, duhet të përpiqemi të vaksinojmë të gjithë fëmijët nga 12 vjeç e sipër, pasi shumë nuk janë vaksinuar”, thotë Dr. William Shchanffner i Universitetit Vanderbilt.

 

Shpejtësia me të cilën përhapet varianti delta, e ka bërë Akademinë Amerikane të Pediatrisë të nxisë autoritetet rregullatore të miratojnë përdorimin e vaksinave kundër COVID-it për të imunizuar edhe fëmijët nga mosha 5 vjeç. Pritet që miratimi të jepet brenda pak muajsh.

Posted Under:
Bota Covid 19
Tagged:
delta femije Shkolla

Nga e njëjta kategori

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse pas dështimit të marrëveshjes

më shumë...

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për pezullimin e vizave për 75 vende, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

më shumë...

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë fluturimit, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

më shumë...

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të zgjatur me SHBA dhe Izraelin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:56

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin...

12:50

Shenjat e horoskopit që shpenzojnë para pa...

12:09

Tiranë/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet...

11:44

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në...

11:36

Tiranë/ Arrestohen dy të rinj për 6...

11:29

Kakavijë, rreth 20 mijë persona kthehen drejt...

11:26

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së...

11:15

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau partneren...

10:48

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet...

10:28

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari...

10:01

Priti për më shumë se 10 vite...

9:53

Situata e zjarreve në vend, 21 vatra...

9:40

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për...

9:31

Fluks i lartë në Portin e Vlorës,...

9:26

Merr flakë kabina elektrike në Durrës, një...

9:23

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në...

8:46

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr...

8:41

Horoskopi i sotëm, 3 shenja do të...

8:36

Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë...

8:18

Moti sot/ Ngrihen tmperaturat ne vend, termometri...

Më të klikuarat

  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • Tiranë/ Qarkullonte me pistoletë dhe municion në makinë, arr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.