E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Varhelyi telefonon Bashën: Reforma Zgjedhore duhet të mbyllet pa vonesë

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka bërë me dije se këtë të enjtë ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryedemokratin Lulzim Basha.

Npërmjet një postimi në “Twitter”, Varhelyi thekosi se reforma zgjedhore duhet të përmbyllet pa vonesë dhe në përputhje me rekomandimet e marsit.

Reklamë

Ai theksoi se përfundimi i kësaj reforme është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Bisedova me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës”.

Më shumë video

Reklamë