E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Varhelyi takon Ramën para nisjes së Samitit, zbulon çfarë do të diskutohet

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ndodhet në Tiranë për Samitin e krerëve të Ballkanit Perëndimor, është takuar me kryeministrin Edi Rama.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, ai shprehet se në Samit do të diskutohet për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin e Ballkanin Perëndimor paraqitur nga KE.

 

“Para Samitit të Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor u takova me kryeministrin Edi Rama. Ne sot do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian, si dhe të përgatitemi për Samitin e Procesit të Berlinit me liderët e rajonit, në 5 korrik”.

Më shumë video

Reklamë