E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 3 minuta më parë
Video · Politikë

Varhelyi për “Open Ballkan”: Të 6 vendet duhet t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal

Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi mbështet nismën “Ballkani i hapur”.

Ai tha se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur, dhe se duhet t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

”Jam i bindur që rruga e vetme për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal. Prandaj kemi insistuar për një treg bashkëpunimi ekonomik. Kjo është paketë për të ndryshuar jetën e njerëzve dhe biznesin. Çfarë propozojmë ne? Po flasim për të kaluar kufijtë me kartë identiteti, po flasim për njohjen e diplomave. Këto janë përgatitjet për pranimin në BE. Prandaj i mëshojmë fort kësaj. Në fillim është quajtuar Mini-Schengen’. Por ne duam që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e saj dhe nën ombrellën e BE-së. 6 vendet e Ballkanit perëndimor t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal. Duam që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur”, tha Varhelyi  në fjalën e tij.

Më shumë video

Reklamë