E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Varhelyi flet për hapjen e negociatave: Nuk po tallet askush me Shqipërinë

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi u shpreh në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se mosmarrja ende e një vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nuk do të thotë që është një tallje.

 

Reklamë

Zyrtari i lartë i BE u shpreh se vlerëson maksimalisht durimin e shqiptarëve, dhe se vendimin për hapjen e negociatave e kanë në dorë shtetet anëtare.

 

“Do të thosha që nuk është Shqipëria ajo me të cilët po tallet njeri. Nëse ne nuk e vendosim për këtë gjë ne po tallemi me veten. Pra BE po tallet me veten. Kjo është një fjalë e rëndë për të thënë, prandaj nuk po e them këtë. Ajo që do të them është kjo: Që ne mund të promovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidatet. Vendimit nuk i kemi ne në dorë. Vendimin e kanë në dorë shtetet anëtare”, theksoi komisioneri.

Më shumë video

Reklamë