E hënë, 21 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Varhelyi: E kuptoj dëshpërimin e Zaev, ka ardhur koha për mbajtjen e Konferencës së Parë

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, i cili mori pjesë virtualisht në takimin për “Ballkanin e Hapur”, dha një mesazh për procesin e integrimit.

 

Ndërsa u shpreh se e kupton dëshpërimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai theksoi se ka ardhur koha që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

“E kuptoj dëshpërimin e Zaev, por mos harroni që ne kemi bërë progres në procesin e zgjerimit, kemi hapur kapituj me Serbinë. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen time që ende nuk e kemi mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet t’i mbajmë shumë shpejt. Kemi një angazhim nga ana e BE, që kjo gjë të ndodhë. Duhet marrë shumë seriozisht dhe ka ardhur koha që kjo të ndodhë, e t’i sjellin në tryezë të gjitha marrëveshjet”, u shpreh Varheyli.

Më shumë video

Reklamë