Subscribe

Jo vetëm vapë, por temperaturat e larta kanë shtuar edhe fluksin e pacientëve në dyert e infektivit. Çdo ditë më shumë se 100 qytetarë kërkojnë shërbim të specializuar për helmimet nga ushqimi kryesisht.

 

Krahas ushqimit, mjekët thonë se ka edhe një numër të personave që vijnë me simptoma ftohjeje në pavionin e infektivit. Një situatë kjo jo normale, për muajt e nxehtë të verës, ku fajtor kryesor mbetet përdorimi i kondicionerit. Sipas mjekes Como, muaji qershor është shoqëruar edhe me viktima për shkak të temperaturave të larta.

 

Për të shmangur këtë situatë te helmimeve masive, këshilla e mjekëve është të shmanget konsumi i ushqimeve të shpejta, më të rrezikuarat për kontaminim.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit prej fillimit të sezonit të verës njofton se ka vijuar kontrollet intensive në çdo market dhe restorant për të shmangur situata të tilla. Megjithatë, duket se mbetet në dorë te vetë qytetarëve për të treguar kujdes në mallrat e konsumit të përditshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *