E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vangjush Dako thirret në prokurori për dosjen “339”

Ilustrim · Vizion Plus

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në prokuroi për të dëshmuar në lidhje me atë që quhet “Dosja 339” ku dyshohet të jetë I përfshirë në përgjimet e shit-blerjes së votës në vitin 2017.

 

Mësohet se Dako është thirrur të enjten në prokurori dhe ka dëshmuar për rreth pesë orë.

 

Sipas informacioneve, ai është paraqitur pranë organit të akuzës në orën 15:00 dhe ka qendruar deri në orën 20:00. Kryebashkiaku është marr në pyetje nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi dhe është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni për ngjarjen.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh