Subscribe

Vizion Plus ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë së Posaçme, për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe zyrtarëve të tjerë.

 

Në materialin voluminoz thuhet se Dako akuzohet për shpërdorim detyre dy herë, pra për dy çështje te ndryshme. Ndërsa zyrtarët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Pjesa më e madhe e urdhër-arresteve janë ekzekutuar nga policia. Të arrestuarit janë sjellë në ambientet e drejtorisë së policisë në Tiranë dhe më pas janë dërguar në bllokun e sigurisë.

 

Procedimi ndaj Dakos ka nisur në vitin 2020 për “shpërdorim detyre”. Kjo ka ardhur pas kallëzimit të disa banorëve të pallatit të ndërtuar nga shoqëria “Fakle” me administrator Fiqiri Farrukun, gjithashtu i arrestuar.

 

Pallati është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe është bërë i pabanueshëm. Hetimet kane treguar se ky në këtë pallat nuk janë respektuar kushtet teknike të projektit dhe për pasojë nuk duhet të ishte kolauduar. SPAK shprehet gjithashtu se Dako ka legalizuar pallatin pa leje, pavarësisht shkeljeve të shumta.

 

Konkretisht sipas dosjes, pallati i ka nisur punimet në vitin 2010, ku ndërtuesi aplikoi për një leje për 7 kate. Në këto kushte ai shmangu edhe studimet sizmologjike. Ndërsa në vitin 2012 kur përfunduan punimet, pallati kishte 4 kate shtesë. Fillimisht punimet u ndërprenë por më pas Dako legalizoi pallatin bashkë me katet pa leje.

 

 

Rasti tjetër ku Vangjush Dako ka shpërdoruar detyrën ka të bëjë me një denoncim të Ferdinand Xhaferraj, i cili në atë kohë ishte kreu i PD në Durrës. Ky kallëzim lidhet me rehabilitimin e vijës bregdetare në zonën nga Brryli deri në Currila. Sipas dosjes, Dako dhe vartësit e tij i kane shkaktuar një dëm shtetit prej 18 milionë lekësh. Tenderi i fituar nga kompania “Sphaera” ka qenë thuajse në pragun e vlerës maksimale. Madje në këtë tender nuk janë kryer përllogaritjet e sakta në kundërshtim të vendimit të këshillit të ministrave.

 

Në lidhje me këtë rast edhe KLSH kishte raportuar se kytender ishte realizuar në shkelje të ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *