Subscribe

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ben përgjegjëse qeverinë Rama që sipas tij  po zvarrit qëllimisht zbatimin e ligjit për të drejtat e minoriteteve.

Ky ligj që rrjedh nga Konventa Evropiane e nënshkruar 21 vite më pare, sipas Dules duhej të ishtë futur në fuqi, që në vitin 2018.

 

VANGJEL DULE

 

KRYETAR I PARTISE BASHKIMI PER TE DREJTAT E NJERIUT

 

“Pas shumë vitesh përpjekjesh u miratua në tetor 2017. Është një ligj kuadër, kur duhëj të ishte implementues. Ky ligj kërkon mbi 12 mijë vendime të Këshillit të Ministrave. Po tentohet të shmanget implementimi i  ligjit qëllimisht. […] Beteja jonë është komplekse dhe ndërlikimi i situatës politike e bën dhe më të vështirë. Herët a vonë respektimi i të drejtave të minoriteteve do bëhet, por e rëndësishme është të bëhet tani. Në tetor 2017 me votimin e ligjit problematik për ne, u tha se deri maj 2018, do të ishin plotësuar të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave sipas ligjit, dhe ende nuk ka ndodhur.Ky premtim u dha në atë kohë sepse prisnim çeljen e negociatave me BE. Pasi u pa nuk po ndizej drita jeshile, u neglizhua dhe në këtë aspekt.”

 

Të kërkosh të drejtat e minoritetit në këtë kohë krize, sipas Dules, po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

 

“Kemi rrezikun që nga opinion të kritikohemi. në një kohë kur Shqipëria ka probleme me mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, demokracisë funksionale. Kemi një parlament të cunguar, pushtet vendor një partiak dhe në vend nuk garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

 

Dule premtoi se mbrojtja e të drejtave të komuniteteve minoritare në vend, do të bëhet fakt, herët apo vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *