Subscribe

Ndërsa pritet qe ministri i jashtëm Ditmir Bushati te japë plotfuqinë për grupin qe do te negocioje marrëveshjen për kufirin detar, kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka deklaruar se bisedimet duhet te mbyllen me një marrëveshje efektive.

 

Nga Korça Dule ka mbrojtur marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve ne vitin 2009 si një marrëveshje te drejte, duke theksuar se te dy vendet janë vone ne zgjidhjen e kësaj çështje.

 

Ndërkaq kreu i PBDNJ ka akuzuar kryeministrin Rama se po mban peng marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë, prej 5 vitesh.

 

Dule i ka dale ne krah edhe kreut te shtetit Ilir Meta duke e cilësuar vonesën ne dhënien e autorizimit thjesht procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *