Virgil Van Dijk ishte personazhi i mbrëmjes në Montecarlo aty ku u hodh shorti i fazës së grupeve të Uefa Champions League e ku u ndane edhe cmimet e vitit nga Uefa.

Holandezi fillimisht mori cmimin si mbrojtësi më i mirë i vitit por nuk u mjaftua me kaq.

Gjigandi i mbrojtjes së Liverpool u kurorëzua si lojtari më i mirë i vitit në Europë.

 

 

Ai mposhti në garën për “Uefa Best Player”, dy gjigande të futbollit botëror si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Van Dijk u vlerësua për rolin e jashtëzakonshëm si lider i mbrojtjes së Liverpool, kampione e europës në sezonin që lam pas.

I vetmi që nuk mori asnjë cmim në Montecarlo ishte Ronaldo ndërsa Messi u kenaq me cmimin sulmuesi më i mirë i vitit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *