E hënë, 14 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Vallecano ndal Realin në “Bernabeu”

Ilustrim · Vizion Plus

Hap gjysmak i Real Madrid në javën e 12 të kampionatit spanjoll. Los Blancos nuk shkuan përtej një barazimi 0 me 0 kundër Rajo Vajekanos në fushën e vet.

 

Pavarësisht një dominimi absolut në pjesën e parë, të zotët ë shtëpisë patën dy episode të rëndësishme për të shënuar me anë të Valverde dhe Joselu.

 

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën pamje. Madrilenët shënuan në minutën e  66 me anë të Vinisius Junior, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të sulmuesit spanjoll Joselu.

 

Skuadra e Ancelotit nuk mundi dot të rikap dot vendin e parë, aty ku ndodhet me 31 pikë irona.

 

Madrilenët janë të dytët me 29 pikë dhe Barcelona e treta me 27 pikë. Fitore e çmendur e Bilbaos kundër Villarreal me rezultatin 3 me 2 ku protagonist të mëdhenj ishin vëllezërit Ulliams, ndërsa Granada e Myrto Uzunit u mund 1 me 0 nga Valencia.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh