Subscribe

Pak minuta më parë, blogerja e njohur Ditea Berisha u surprizua nga dy shoqet e saj, Daniela dhe Anxhela.

Por, para se banderola e madhe të bëhej e lexueshme dhe droni të ulej pak më poshtë, Valeri ishte ai që donte të merrte situatën në dorë.

Teksa ndodheshin në oborr, ai sfidonte të gjithë fermerët e tjerë, duke thënë se droni ishte për Artemisën dhe se ai arrinte të dallonte foton dhe gjysmën e shkrimit.

Pas vendosmërisë së Valerit, Artemisa doli në oborr, e cila edhe pse e pa për së largu banderolën, tha se nuk ishte ajo në foto, por Valeri vijonte të këmbëngulte se ai i kishte lexuar emrin.

Pasi droni u ul më poshtë, banderola u bë më e kuptueshme dhe fermerët u bindën se surpriza ishte për Ditean, të cilën e lajmëruan dhe doli jashtë.

Pas gjithë situatës së ngarkuar, Ditea u ndje e plotësuar nga shoqet e saj dhe ka shpërthyer në lot./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *