Subscribe

Pas paralajmërimeve të shumta, Kryeministri i Maqedonisë së veriut  Zoran Zaev shpalli nisjen e e një vale shkarkimesh në nivelet drejtuese partike dhe qeveritare.

 

Kreu i qeverisë  vendosi  largimin nga detyra te 78 kryetarëve të degëve të partisë që ai drejton Lidhja socialdemokrate.

 

Shkarkohen të gjithë kryetarët e degëve komunale të LSDM-së. Dua t’i falënderoj të gjithë për aktivitetin, punën, shërbimin e qytetarëve, si përfaqësues në nivel lokal të partisë më të madhe qeveritare, të gjithë kryetarëve të degëve komunale ku është fituar në zgjedhje. Apeloj të jenë sërish kandidatë, le të kandidojnë në konkursin i cili do të shpallet javën e ardhshme.

 

Zaev paralajmëroi dhe një takim ditët e ardhme me partnerin e koalicionit qeverisës Ali Ahmeti të BDI për ndryshimet në qeveri.

 

Sipas kryeministrit, ndryshimet e formacionit qeveritar dhe atij partiak vijnë si pasojë e pjesëmarrjes së ulët  në zgjedhjet presidenciale ku fitues doli kandidati I këtij koalicioni qeverisës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *