Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti shprehet se rritja e të infektuarve në vend nuk ka ardhur vetëm për shkak të lehtësimit të masave kufizuese, por edhe shtimit të testeve dhe mutacionit të ri D614, për të cilin tha se është më dominant, si dhe transmetohet më lehtë.

I peytur nëse në vjeshtë, vala e koronavirusit do të jetë më e fortë, Alimehmeti tha gjatë një lidhjeje direke në “Vizion Plus” se është një projeksion. Sipas tij, ekziston mundësia që të jetë më gositsë, për shkak se mbivendoset mes virozave të tjera të stinës.

“Numri i viktimave varet nga numri i të prekurve. Rritja e të infektuarve vjen si pasojë e lirimit të masave, shtimi i testeve dhe mutacioni i ri që ka marrë dominancën në nivel botëroior, është ai që quhet  D614. Në të gjitha shtetet, D614 është më dominante, transmetohet më lehtë. Nuk është vetëm lirimi i masave. Është një projeksion. Nëse është bazuar në të dhëna të sakta, ka nja gjasë që të jetë e vërtetë. Mund të jetë më I fortë, edhe për faktin se mund të mbivendoset mes virozave të tjera stinore. Është ende herët për ta diskutuar. Ky virus po bën mutacione shumë të shpeshta. “

Sa i përket përdorimit të maskave në ambiente të mbyllura, mjeku këshilloi se kur nuk ruhet dot distancimi social, atëherë, vendosja e maskës është e nevojshme.

“Nëse distancimi nuk ruhet dot, atëherë maska është një mjet mbrojtës personal. Efektivitetin e ka më të vogël, kur masa është në numër të madhe, por distancimi është kyc. Nëse kjo nuk mbahet dot, atëherë maska duhet përdorur. A është detyrim? Në varësi të popullimit të atij ambienti.  Kur koronaviruset fillojnë shfaqen, dominojnë mbi virusiet e tjera. Ka gjasë që klinika e viruseve të tjera të jetë më e dobët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *