Subscribe

Një drejtues automjeti shkeli semaforin ne kryeqytet, ndërsa pas masës së gjobës, ne pamjet e shpërndara nga policia rrugore, ai tregohet i vetëdijshëm për gabimin.
Kjo është vetëm një nga mijëra gjobat e vendosura nga rrugoret gjate këtyre ditëve. Te dhënat nga policia, flasin per ndëshkimin e 740 drejtuesve përgjatë 24 orëve. Në total janë vendosur 2012 masa të ndryshme. Sipas policisë, 2 drejtues janë arrestuar për shkak se lëviznin në gjendje të dehur, ndërsa janë pezulluar në total 108 leje drejtimi, për shkelje të kodit rrugor. Prej disa ditësh, policia është në aksion për respektimin e normave ndërsa vëmendje e posaçme i është kushtuar vendosjes së rripit të sigurimit, qe tashme variojne nga 5 deri ne 15 mije leke te rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *