E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Valë e re koronavirusi në Iran, arrihet piku i të infektuarve që prej marsit

Irani po kalon një tjetër valë të madhe të prekurish nga Covid-19.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë gjetur 3574 persona pozitiv me koronavirus. Kemi të bëjme me një rritje te ndjeshme në raport me një ditë më parë. Po ashtu kjo shifër ditore është më e larta e regjistruar në Iran që prej muajit mars.

Reklamë

Ndërkohe numri I viktimave këtë të enjte ka qënë 59 duke e cuar totalin e viktimave në 8 mijë e 71.

Gjithsej nga dita e parë e deri tani Irani regjistron 164 mijë e 270 raste  nga më shumë se 1 milionë teste të kryera.

127 mijë e 485 paciente janë shëruar plotësisht ndërsa 2569 persona janë në terapi intensive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë