Ne Turqi vazhdon vala e arrestimeve te dhjetëra oficereve te larte dhe ushtareve te dyshuar per përfshirjen ne grushtin e dështuar te shtetit. Presidenti Erdogan gjate fjalimit ne funeralin e një prej viktimave te se premtes, premtoi te spastroje nga institucionet shtetërore, atë qe e cilësoi “virus qe shkaktoi revolte”.

“Ne do te vazhdojmë te spastrojmë virusin nga te gjitha institucionet shtetërore, pasi ai është shpërndare. Fatkeqësisht ashtu si kanceri, virusi ka mbuluar shtetin. Vendi im i lavdishëm i dha përgjigjen e duhur komplotistëve”.

Turma kërkonte rikthimin e dënimit me vdekje dhe Erdoan u përgjigj.

“Nuk mund te shpërfillim kërkesën e popullit ne demokraci, eshte e drejta juaj. Ajo duhet vlerësuar nga autoritetet e duhura sipas kushtetutës dhe do te marrim nje vendim”.

Mes te ndaluarve gjate operacioneve jane gjeneralë, komandante brigade dhe dhjetëra ushtare. Deri tani ne pranga kane përfunduar mbi 6 mije mije persona, mes te cilëve edhe gjykatës e prokurore, ndërsa jane pushuar nga puna mbi 2700 gjykatës. Sipas ministrit turk te Drejtësisë, Bekir Bozdag arrestimet do te vazhdojnë. Nje urdherarrest është lëshuar per nje nga ndihmësit kryesore ushtarake te Erdoan, kolonelin Ali Yazici. Mediat publikuan edhe pamjet e personit qe konsiderohet truri i puçit, ish kreu i forcave ajrore turke, Akin Ozturk me pranga ne duar. Turqia ka kërkuar edhe ekstradimin nga Greqia te tete ushtarakeve qe u larguan me nje helikopter ushtarak per te kerkuar azil politik me nisjen e grushtit te shtetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *