Këngëtarja Valbona Mema ka zgjedhur pikërisht ditën e saj të lindjes për t’i dedikuar disa fjalë zemre bashkëshortit të saj të ndjerë dhe nënës që e solli në jetë.Këngëtarja ka postuar një status në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj këto fjalë kaq emocionuese.

 

 

Sot data 27 qershor. Lindi fëmija i fundit i familjes Mema. Ajo kur lindi nuk qau por këndoi. Një fëmijëri jo si të gjithë të tjerët sepse prindërit e kësaj vajzës nuk ja plotësonin dot dëshirat sepse ishin shumë fëmijë, e nuk mundeshin. Më pas kjo vajzë po rritej, e bashkë me të rritej edhe ëndrra e saj që një ditë të ishte një këngëtare sepse ajo flinte me këtë ëndërr. Më pas ajo vajzë njihet me një djalë sepse edhe djali ishte rritur me muzikën dhe u dashurua me këtë vajzën, u martuan, lindën dy fëmijë. Por një ditë ai djali u sëmurë dhe iku për të mos u kthyer më fizikisht, por përjetësisht jetonë në zemrën e kësaj vajze. Ajo vajza quhet Valbona Mema dhe sot unë kam ditëlindjen time. Faleminderit nëna ime që më solle në jetë. Faleminderit Sokol që më dhe emrin nënë. Faleminderit.”- ka shkruar këngëtarja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *