Subscribe

Një valë e pazakontë të nxehti po i afrohet Europës, duke paralajmëruar temperatura të pazakonta për muajin qershor këtë javë. Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të enjten dhe të premten duke i kaluar 40 gradë celsius në Francë. Më shumë do të preket veriu i vendit, përfshirë Parisin. Ndërkohë meteorologët thonë se lagështia në ajër do të bëjë që i nxehti të ndihet më shumë se sa tregon termometri.

 

Edhe Gjermania, Zvicra e Belgjika pritet të përballen me temperatura rekord në ditët në vazhdim. Rrymat ajrore mbi Atlantik po shkaktojnë trysni të lartë në rajon, duke tërhequr ajër të nxehtë nga veriu i Afrikës dhe nga Spanja.

 

Ky fenomen po krahasohet me atë të vitit 2003, kur temperatura maksimale arriti në 44.1 C më 12 gusht, duke shkaktuar shume viktima në të gjithë kontinentin.

 

Sipas meteorologëve, temperaturat nuk do të bien as gjatë natës duke qëndruar mbi 20 C në shumë rajone.

 

Autoritetet kanë ngritur alarmin veçanërisht për qytetet e mëdha. Në Paris pritet të aktivizohet niveli i tretë dhe i katërt i emergjencës dhe pritet që në parqe apo mjedise të tjera publike të vendosen pajisje të lëvizshme të ajrit të kondicionuar për të ndihmuar qytetarët në këto kushte të vështira atmosferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *