Pekini po përgatitet për një valë të re të pandemisë. Autoritetet kanë vendosur që të mbyllin të gjitha shkollat, vendim i cili hyn në fuqi këtë të mërkurë.

Edhe pse kishin kaluar më shumë se 50 ditë pa një rast të ri, fundjavën e kaluar u raportuan 87 të infektuar me koronavirus, 46 prej të cilëve nuk kishin shfaqur shenja të sëmundjes.

Rastet e reja u identifikuan në tregun më të madh të prodhimeve të detit në qytet, duke bërë që tregu të mbyllej. Autoritetet ne kryeqytetin kinez iu kanë bërë thirrje qytetareve qe te mos largohen nga qyteti.

Zv.sekretari i Qeverise ne Pekin deklaroi që ne rast urgjence, qytetarët duhet te japin vertetim që ata nuk jane të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *