Një mësuese në New York dyshohet se i ka injektuar një nxënësi dozën e vaksinës anticovid.

 

Laura Russo, e cila jep mësim biologji, vaksinoi të miturin në shtëpi, pavarësisht se nuk kishte kualifikim mjekësor ose aprovimin e prindërve të djalit.

 

Pas këtij veprimi, ajo u arrestua. 54-vjeçarja mund të përballet me katër vjet burg nëse shpallet fajtore. Raportohet se djali 17-vjeçar kishte kërkuar vetë të vaksinohet.

 

Injeksionet mund të jenë të rrezikshme nëse injektohen në mënyrë të gabuar. Mjekët dhe punonjësit e licencuar mjekësorë duhet të verifikojnë që një vaksinë nuk është e falsifikuar ose e skaduar.

 

Aktualisht, vaksina Pfizer-BioNTech është e vetmja e autorizuar për amerikanët nën 18 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *