Subscribe

Në këtë mikro kamp në drejtorinë rajonale të kufirit ndodhen 45 shtetas të huaj. Ata janë emigrantë nga Siria, Maroku dhe Algjeria

Mes tyre janë dhe 15 fëmijë. Emigrantët janë ndaluar nga policia kufitare dhe Frontex në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Burime zyrtare pranë drejtorisë së migracionit bëjnë me dije se të gjihtë këta shtetas vazhdojnë të qëndrojnë në këtë kamp edhe për shkak të mbipopullimit që ka qendra e azil-kërkuesve në Babrru

Pesë prej emigrantëve u transportuan një ditë më parë drejt kampit të Gjirokastrës për shkak të plotësimit të kapaciteteve. Ndërkohë, pjesa tjetër i janë nënshtruar vaksinimit të plotë për faktin se kanë kaluar një kohë të gjatë në kampet greke. 

Ata do të qëndrojnë tek godinat e policisë deri në normalizimin e situatës së shkaktuar nga virusi COVID-19 e më pas do të nisen drejt Tiranës. Edhe pse në pandemi, numri i emigrantëve nga lindja e mesme që kalojnë kufirin shqiptar vijon të rritet. Policia kufitare shpesh eshte detyruar që shumë prej tyre t’i kthejë në territorin grek. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *