E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vaksinohen 60 mijë punonjës të fasonerive

60 mijë punonjës të biznesit fason do të vaksinohen. Këtë të premte ka nisur procesi i kryerjes së injeksioneve në vendet e punës. Ndërsa është bërë një kalendarizim për vaksinimin e tyre sipas moshës dhe sëmundshmërisë.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

Reklamë

“Fillojmë sot vaksinimin nëpër fasoneri. Aktualisht kemi filluar vaksinimin sipas një liste, të cilën na e ka dhënë kryesia e gjithë fabrikave me materiale përpunuese. Janë rreth 60 mijë punonjës, por ne kemi vendosur kiteret e para për vaksinimin, që është kriteri i moshës dhe sëmundshëmrisë. Sot kemi filluar në fasoneri, por me listat në vijim, do të fillojmë edhe në qendrat tona të vaksinimit të përqëndruar, për të mos ndërprerë procesin e punës por ndërkohë për të siguruar mbrojtje për të gjithë punonjësit.”

 

Deri më tani mbi 372 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozat e Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

 

Më shumë video

Reklamë