Qytetarët vazhdojnë t’iu drejtohen qendrave të vaksinimit për të marrë dozat e injeksionit anticovid, përtej faktit nëse certifikata e gjelbër njihet në vendet e Bashkimit Europian apo jo. Ata thonë se prioritet mbetet mbrojtja nga infeksioni.
Por ka edhe nga ata të rinj, që janë vaksinuar për shkak se në vendet e tyre të punës u është kërkuar një gjë e tillë.
Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, mbi 1 milionë e 700 mijë qytetarë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 761 mijë të tjerë janë imunizuar plotësisht.