E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vaksinimi kundër gripit mund të na mbrojë kundër Covid-19

TOPSHOT - A researcher works on a vaccine against the new coronavirus COVID-19 at the Copenhagen's University research lab in Copenhagen, Denmark, on March 23, 2020. - At Copenhagen university, a team of about 10 researchers is working around the clock to develop a vaccine against Covid-19 that could apply for clinical trial before within nine months. The vaccine will be based on two components : the protein which is on the surface of the coronavirus, called the spike protein that researchers express in the lab and then attach it on the surface of a virus-like particle. (Photo by Thibault Savary / AFP) (Photo by THIBAULT SAVARY/AFP via Getty Images)

Vaksinimi kundër gripit sezonal përpara vjeshtë-dimrit të ardhshëm mund të jetë edhe më i rëndësishëm, duke pasur parasysh praninë e Covid-19. Sipas një studimi të botuar së fundmi, kjo nuk kryhet vetëm për të bërë dallimin midis dy infeksioneve, por edhe sepse duket se viruset e gripit lehtësojnë hyrjen e koronavirusit në mushkëri.

Studiuesit infektuan disa inde njerëzore in vitro me viruset SARS dhe MERS dhe vëzhguan “mbishfaqjen e receptorëve ACE2 në qelizat epiteliale. Nivele të larta të ACE2 në rrugët e frymëmarrjes mund të lehtësojnë hyrjen e virusit dhe zhvillimin e infeksionit.

Tashmë kemi pasur dy arsye të mira për t’u vaksinuar kundër gripit: së pari, të kesh dy infeksione virale që qarkullojnë njëkohësisht është një problem, sepse një person tashmë mund të dobësohet nga virusi i gripit kur infektohet me SARS-CoV2; së dyti, sepse dy viruse që bashkëpërshkojnë krijojnë dyshime nga pikëpamja diagnostikuese dhe nga rruga që duhet të ndjekë individi se nëse duhet apo jot ë shtrohet në spital.

Tani ekziston edhe arsyeja e tretë, ajo biologjike, pasi infeksioni nga virusi i gripit mund t’ia hapë më me lehtësi derën për Covid-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë