E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Vaksinimi i studentëve/ Manastirliu: Nga e hëna nis aksioni në universitete

Nga e hëna në universitetet e vendit do të nis një fushatë e hapur për vaksinimin e studentëve.

 

Reklamë

Ministrja Manastirliu ftoi të gjithë të rinjtë që të marrin dozën e injeksionit dhe të mos hezitojnë me qëllim zhvillimin e mësimit në auditor.

 

Reklamë

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE  

 

“Do të nisim të hënën një tjetër aksion, do të jemi në terren në çdo universitet, për vaksinimin masiv të studentëve, si domosdoshmëri për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri akademik që është në prag”

 

Angazhim për qeverinë mbetet dhe vaksinimi masiv i popullsisë brenda pranverës të vitit që vjen.

 

 

Do të kërkoja angazhimin tuaj në territor, si drejtues vendorë dhe që keni një lidhje të fortë me komunitetet tuaja, që bashkë me ekipin e shëndetësisë, të shkojmë derë më derë, në çdo fshat, në çdo shtëpi, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të mbrohet duke u vaksinuar. Ky nuk është një aksion i zakonshëm, është një aksion në emër të jetës. Ne do të garantojmë përmes një plani të mirëorganizuar, vaksinimin derë më derë, me njësitë e lëvizshme, me strukturat tona në territor.

 

Deklaratat ministrja Manastirliu i beri pas një takimi që zhvilloi me qendrat shëndetësore dhe përfaqësuesit e njësive vendore në Bashkinë e Fierit.

Më shumë video

Reklamë