Subscribe

Në komunikimin e përjavshëm më gazetarët, presidenti Ilir Meta e hapi fjalën e tij me situatën e shkaktuar në vend nga pandemia, ku përsëriti edhe njëherë shqetësimin e tij se “vendi ndodhet në prag të katastrofës kombëtare”.

Ai komentoi vendimin për të vaksinuar fillimisht me vaksinimin e personaliteteve të moshuar. Sipas tij, ky vendim është tipike e diktuaturës, ndërsa bëri thirrje që mos të ketë ndarje klasore në këtë proces.

Nëse nuk ka një plan të qartë dhe transparencë me procesin e vaksinimit, sipas tij, vendi rrezikon katastrofën, teka kërkoi rishikimin e buxhetit për përballimin e pandemisë.

“Disa gjëra duhet të ishin të paktën në standardin e Kosovës. Pa plan të qartë për procesin e vaksinimit, rrezikohet katastrofa. Nuk ka rimbursim të medikamenteve që përdoren për trajtimin e COVID. Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Tunelet imagjinare edhe presim, kurse shëndeti i njerëzve, jo. U bë gati një vit që janë injoruar propozimet e Presidentit. Cdo gjë është përpjekur të politizohet me improvizime. Vaksinimi nuk duhet të ketë ndarje klasore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *