Rreth 163.000 krerë bagëti të imta në qarkun e Elbasanit  do ti nënshtrohen vaksinimit të detyrueshëm për të bërë të mundur mbrojtjen e tyre nga sëmundjet si bruceloza,dermatoza nodular turbekulozi etj.

Drejtori I Agjensisë Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve në Elbasan shprehet se deri në datë 10 Korrik  janë vaksinuar 107.000 krerë.

 

Nga këto 90.000 kundër dermatozës nodular ndërsa pjesa tjetër do të vijojë sipas grafikut të miratuar nga Ministria e Bujqësisë.

 

Aktualisht në qarkun e Elbasanit nuk ka asnjë rast të shënuar individësh të prekur nga sëmundje infektive ,pasi sipas Hoxhës bagëtitë apo tufat e prekura janë asgjesuar sapo janë pikasur.

 

Agjensia Rajonale e  Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve në Elbasan vijon punën për identifikimin dhe kontrollin e të gjitha fermave apo individëve që kanë gjedhë për të siguruar matrikullimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *