Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë i dhanë dritën jeshile imunizimit të fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç me vaksinën Pfizer. Vaksina për fëmijët përmban një të tretën e dozës që u jepet të rriturve dhe adoleshentëve.

 

Shtetet e Bashkuara bëhen të parat në botë që zgjerojnë në këtë fushatën e vaksinimit.

 

Kompania Pfizer ka nisur të dërgojë porositë e para, ndërsa brenda kësaj jave do të nisë vaksinimi për 28 milionë të mitur që i përkasin kësaj grupmoshe.

 

Presidenti Biden e konsideroi këtë lajmin, një pikë kthese.

 

 

Drita jeshile është “një hap i madh përpara në betejën tonë për të mposhtur virusin”, kujtoi Biden, duke deklaruar se fushata e vaksinimit për fëmijët mund të fillojë në 8 nëntor.

 

Pavaresisht qendrimeve te Biden, miratimi i vaksines per femijet e vegjel eshte pritur me shume skepticizem jo vetem nga qytetaret, por edhe nga mjeke te cilet kane deklaruar se aplikimi i vaksines tek femije te shendetshem eshte nje mase e parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *