E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vaksinat kundër COVID prodhuan 9 miliarderë të rinj

Zbulimi dhe përhapja e vaksinave COVID-19 ka prodhuar 9 miliarderë të rinj në listën e më të pasurve në botë.

 

Fitimet nga prodhimi dhe shitja e vaksinave kanë sjellë të ardhura marramendëse për disa korporata farmaceutike, bazuar në Listën e më të Pasurve të publikuar nga Forbes.

 

Reklamë

Referuar këtyre të dhënave, Aleanca Popullore e Vaksinave, një grupim ndërkombëtar i shoqërisë civile, kërkon t’i jepet fund monopolizimit të tregut nga kompanitë prodhuese të vaksinave anticovid.

 

Aktivistët e Aleancës kanë treguar se pasuria e përbashkët e 9 miliarderëve shkon në 19.3 miliardë dollarë, shumë kjo e mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht të gjithë njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta.

 

Në krye të listës së miliarderëve të rinj të vaksinave ishin Shefi Ekzekutiv i Modernas, Stéphane Bancel dhe homologu i tij i BioNTech, Ugur Shahin. Tre emrat pasues në listë janë ortakët e kompanisë CanSino.

Vazhdo të lexosh

Reklamë