Subscribe

Qeveria është optimiste se me fillimin e vitit të ardhshëm do të mund të sigurohen vaksinat e para anticovid, që do të përdoren fillimisht për mjekët dhe infermierët.

 

Ne presim që vaksina antiCovid të vijë në një kohë të shpejtë, të jetë e aksesueshme, duke filluar me personelin mjekësor, të cilët do të jenë të parët që do të vaksinohen, e më pas të gjithë grupet e riskuara dhe kategoritë e veçanta të përcaktuara dhe më pas do të shtrihet për të gjithë qytetarët”,

 

Ministrja e shëndetësisë ishte në një qendër shëndetësore të rehabilituar në Porto Romano, pjesë e projektit për rikonstruksionin e 300 objekteve të tilla. Sipas ministres paralelisht popullata po vaksinohet edhe për gripin e stinës

 

Buxheti i ri i vitit 2021 ka 23% më shumë rritje, krahasuar me 2020, pra është rritje historike për sistemin shëndetësor. Mbi të gjitha, përpos rritjes së investimeve, rritjes së financimit publik për shëndetësinë në raport me zgjerimin e paketës së barnave të rimbusueshme, barnave në spitale, të gjithë shërbimeve që kanë nevojë qytetarët, kemi edhe rritjen e pagave historike për mjekët dhe infermierët, ku rritja e pagave 40% është një tjetër investim direkt i qeverisë për asetin tonë më të çmuar që janë mjekët dhe infermierët”,

 

12 dhjetori njihet si dita e mbulimit shëndetësor universal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *