Subscribe

Shqipëria do të ecë përpara për të përfunduar reformat e ndërmarra. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se me Ramën në krye do të mbyllet çdo projekt.

 

“Do ta lëmë punën në mes apo do ta cojmë deri në fund? Do ta lëmë vaksinimin në mes apo do ta cojmë deri ne fund? Do të lëmë rindërtimin në mes karabina, apo do ta çojmë deri në fund? Do ta lëmë reformën në drejtësi në mes, apo do ta çojmë deri në fund? Propozimi ynë: ta çojmë deri në fund me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën.”

 

Veliaj theksoi se falë procesit të vaksinimit mosha e tretë do t’i gëzohet sërish pranverës dhe falë Konferencës së Donatorëve po vijon procesi i rindërtimit.

 

“Ne jemi familje, jo se kemi lidhje gjaku, por sepse funksionojmë “të gjithë për një dhe një për të gjithë”. Kur kishim nevojën e pandemisë Edi luftoi për të gjithë ne për t’u siguruar që vjen vaksina dhe sot jemi numri një në rajon për vaksinimet. Një për të gjithë! Kur shtëpitë tona u tronditën Edi Rama mblodhi të gjithë qeveritë e Evropës për të ndërtuar Shqipërinë. Një për të gjithë! Nëse ai ishte një për të gjithë, sot ka ardhur koha që të jemi të gjithë për një. Ndaj në datën 25 prill do të jemi të gjithë për Edi Ramën.”

 

Kryetari i Bashkisë Veliaj, njëherësh një ndër drejtuesit e qarkut Tiranë, i bëri këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi me banorët e e Njësisë 7.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *